Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si politik dhe aspak profesional raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai shprehet se raporti komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.
?Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë? thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
Rama- ministrave të PD: Shëndet e suksese në jetë
Megjithatë Rama thotë se mirëkupton raportin politik, i cili kishte edhe disa gafa të panevojshme, ndërsa u uron suksese në jetë ministrave teknikë.