Mungesa e energjisë elektrike ka përfshirë qytetin e Pogradecit gjatë gjithë ditës së sotme, kjo për shkak të kryerjes së demontimit të transformatorit ekzistues me fuqi 5 600 KVA duke e transformuar me një fuqi më të lartë në 10 000 KVA.
Demontimi i transformatorit është kryer në nënstacionin e Pogradecit ndërsa është njoftuar ndërprerja e energjisë në këtë nënstacion nga kompania CEZ Shpërndarje