1000 banorë pa energji elektrike, moslikujdimet, CEZ pret në mënyrë kolektive energjinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Banorët e fshatit Godolesh në Elbasan, prej gati më shumë se një javë nuk po vënë gjumë në sy, pavarësisht se janë në errësirë të plotë.
Shkak është bërë frika se persona të papërgjegjshëm mund të grabisin transformatorin e kabinës elektrike, ashtu siç ka ndodhur me vajin e tij, e për pasojë rreth 1000 banorë të zonës janë në errësirë totale. Edhe pse kanë kryer denoncimet dhe lajmërimet prane instituconeve të policisë dhe CEZ shpërndarje, ende nuk ka ardhur asnjë zgjidhje.
Banorët shprehen se si të mos mjaftojë ky fakt, nga ana e Kompanisë CEZ ka nisur edhe ndërprerja e energjisë elektrike për të gjithë ata që nuk pagujanë këtë shërbim, por kjo nismë është ndërmarë në mënyre kolektive duke penalizuar edhe ata që janë të rregullt në shlyerjen e faturave.
Përballë një situate të tillë e cila nuk duhet të penalizojë gjithe abonentët e CEZ shpërndarje, banorët i bëjnë thirrje qeverisë për ndërhryje dhe normalizim të gjendjes e cila sa shkon dhe po përkeqësohet për ditë.

Share This Video


Download

  
Report form