Ora News – Ish-kreu i ERE: CEZ abuzonte me tarifat e energjis elektrike

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për rreth 2 orë ish kreu i ERE, Sokol Ramadani ka dëshmuar në Komisionin Hetimor të CEZ të thirrur nga PD. Ramadani deklaroi se nëpërmjet praktikave jo ligjore Cez merrte energji nga KESH dhe abuzonte me tarifat. Para deputeteve ai sqaroi zanafillën e nisjes së konfliktimt mes CEZ dhe ERE.
Sokol Ramadani: CEZ nëpërmjet një taskforce që e quante NTL realizonte në mënyrë jo reale faturimet e energjisë elektrike. Në 2011 ishte periudha e thatësirës, KESH kishte importuar një sasi të madhe të energjisë që bën fjalë për 680-700 mln kë/orë. Ata nëpërmjet këtyre faturave e quanin faturim të energjisë elektrike dhe e merrnin si energji të rregulluar.
Ramadani ka sqaruar edhe vendimin e vitit 2012 të ERE për uljen e tarifës së furnizimit publik me shumicë nga 2.83 në 2.2 lek/ Kë, por sipas tij buxheti i shtetit nuk e mbulonte këtë ulje
Sokol Ramadani: 2.83 e cila ishte vendosur për KESH importi i energjisë që kishte bërë KESH-i në 2011. Ne e kemi kompensuar KESH me vlerën e energjisë të tregut.
Komisioni është përfshirë në debate pas pyetjes së deputets Blerina Gjylameti nëse ERE ka favorizuar CEZ pas ndërhyrjes së Suzana Guxhollit, këshilltare e ish-kryeministrit Berisha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-kreu-i-ere-cez-abuzonte-me-tarifat-e-energjis-elektrike/

Share This Video


Download

  
Report form