Fier -- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka deklaruar st nga qyteti i Fierit se konflikti i Shqipërisë me kompaninë çeke CEZ të shpërndarjes së energjisë nuk ka lidhje me statusin e Shqipërisë në BE, por me investimet e bllokuara në energjitikë.
Gjiknuri hodhi poshtë kështu, komentet e shtypit çek lidhur me bllokimin që Çekia dyshohet t'i bëjë Shqipërisë, për marrjen e statusit kandidat për shkak të kësaj kompanie, që operon në Shqipëri.
Gjiknuri, që ishte në Fier për t'u takuar me drejtuesit e kompanisë së naftës "Bankers Petrolium" ku nënvizoi ndërmjet të tjerave:
"Shpresojmë që shumë shpejt të mbyllim një konflikt të hapur me kompaninë ÇEZ Shpërndarje, kompaninë çeke, në mënyrë që distributori shqiptar të kthehet në duart e shtetit dhe kompania të komercializohet. Jemi duke negociuar me të dhe shpresoj të kemi një marrëveshje.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/