Ora News - Investimet në energji, Gjiknuri e Çela në nënstacionin e Bushatit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vihet në punë nënstacionin elektrik 110/20 kV i Bushatit në Shkodër, 10 vite pasi ishte ndërtuar.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela ishin në Bushat ku panë nga afër investimet që janë kryer në këtë nënstacionin.

Nga ky investim priten të përfitojnë rreth 2 mijë banorë të zonës.

Adrian Çela: ?Është një nënstacion i cili ka përfunduar së ndërtuari para 10 vjetësh, por nuk ishte vënë në shfrytëzim. Nuk ishin bërë lidhjet me fiderat, nuk ishte investuar në fidera në rrjet, dhe banorët e zonës vazhdonin të furnizoheshin me rrjetin 6 kilovolt edhe pse kishin një nënstacion të ri që mbahej i lënë në harresë prej kaq vitesh.

Ministri Gjiknuri tha se shëndoshja financiare e sektorit, por mbi të gjitha e Operatorit të Shpërndarjes, dhe rritja e investimeve, patjetër do të sjellë ulje të humbjeve në mënyrë drastike, do të thotë një qëndrueshmëri më e mirë financiare edhe në terma afatgjatë.

Damian Gjiknuri: "Investimet masive që po ndodhin kanë bërë që humbjet të reduktohen në nivelet më të ulëta historike që ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe për këtë jemi dëshmitarë. Ky proces nuk mbaron me kaq, kompania po shkon në një proces riorganizimi. Së fundi po aplikohet edhe një skemë e re e shpërndarjes së menaxhimit në terren, që do të jetë me përgjegjësi me bazë fideri. Në çdo fider do të ketë persona përgjegjës dhe do ti shkohet përgjegjësisë deri në fund. Nga ana tjetër, edhe vet kompania do të pësojë ndarjen, proces ligjor që ka filluar, një proces në përputhje me me parimet e Bashkimit Europian?, sqaroi ministri.

Gjiknuri u ndal më tej tek vazhdimi i investimeve në rrjet dhe ulja e nivelit të humbjeve ku vuri theksin se Shkodra ende mbetet larg objektivit të vendosur.

Damian Gjiknuri: ?Investimet po vazhdojnë, pavarësisht se vjet ishte një vit i vështirë dhe me krizë prodhimi.

OSHEE ka planifikuar që në 2018-2019 të investojë edhe 1.2 miliard lekë për përfundimin e 4 fiderave të tjerë për të future në kapacitet të plotë nënstacionin duke garantuar një cilësi më të mirë furnizimi me energji për 10 mijë abonentë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/investimet-ne-energji-gjiknuri-e-cela-ne-nenstacionin-e-bushatit

Share This Video


Download

  
Report form