Bexheti konfirmon padinë ndaj deputetit të PDSH-së Fazliu

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti konfirmon padinë e ngritur për deputetin e PDSH-së Bekim Fazliu, për akuzat e lëshuara nga foltorja e Parlamenti. Bexheti theksoi se përballja në gjyq është mënyra më e mirë për bartjen e përgjegjësisë për fjalët publike të funksionarëve. Ai e ka dorëzuar padinë që javën e kaluar dhe pret nga deputeti Fazliu të heq dorë nga imuniteti si deputet dhe të përballet në seancë gjyqësore.

"Ka mundësi shumë të mirë, që në procedurë gjyqësore të gjithë ne që merremi me politikë të mbajmë përgjegjësi për fjalët e thëna publike, sepse një fjalë e urtë popullore thotë se 'gjuha nuk ka koc', mund të thuhet gjithçka. Por, ne jemi njerëz publikë, opinioni na njeh dhe mënyra më e mirë që të mos keqpërdoret foltorja e Parlamentit do të jetë në procedurë gjyqësore", u shpreh Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti është përgjigjur edhe për Ligjet e miratuara nga Kuvendi, të cilat në uebfaqen e tij zyrtare publikohen vetëm në gjuhën maqedonase, madje edhe në versionin shqip të saj. Sipas tij, bëhet fjalë për një problem teknik i cili do të rregullohet shpejt.

"Gjithsesi se kjo është e vërtetë, ashtu siç edhe ju informuat ditë më parë. Punohet në këtë drejtim dhe shpresoj dhe besoj se shumë shpejt, brenda ditëve edhe këtë lëshim, mangësi ta rregullojmë", deklaroi Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Siç informuam ditë më parë, në uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë ku publikohen ligjet e miratuara, nuk mund të gjenden ligje të përkthyera në gjuhën shqipe. Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Kuvendi i Maqedonisë është i obliguar që të gjitha materialet dhe dokumentet e shkruara t'i përkthejë dhe publikojë edhe në gjuhën shqipe. Megjithatë, për shkak të moszbatimit të ligjit, përkthimet e ligjeve në gjuhën shqipe ende nuk janë të disponueshme për qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form