Zbardhet një pjesë e pamjeve të kam" />
Zbardhet një pjesë e pamjeve të kam"/>

Ora News - "Hetimet", Xhisiela tërhoqi padinë në prani të djalit të deputetit

Ora News Lajme 2018-10-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet një pjesë e pamjeve të kamerave të stacionit të policisë së Fushë-Krujës mbrëmjen e 21 korrikut të këtij viti, kur ndodhi edhe tërheqja e kallëzimit të Xhisiela Malokut ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rrahja.

Bazuar në kqyrjen e materialeve filmike, sipas burimeve të SHÇBA ka rezultuar se në datën 21 korrik 2018 rreth orës 21.40 oficeri Gentian Çitozi ka thirrur Xhisiela Malokun, të cilës i ka marrë me procesverbal tërheqjen e kallëzimit. Ky veprim bazuar në pamjet e kamerave është bërë në prani të shtetasit Rexhep Rraja, i cili ishte pikërisht personi që akuzohej nga Xhisiela Maloku.

Sipas akuzës, ky veprim i kryer nga oficeri Gentian Çitozi përbën shkelje ligjore e proceduriale pasi ai nuk duhej të kishte lejuar pyetjen e të dëmtuarës dhe të akuzuarit në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin ambient. Për këtë arësye, oficeri Gentian Çitozi është përjashtuar nga hetimi dhe tashmë po ndiqet penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-xhisiela-terhoqi-padine-ne-prani-te-djalit-te-deputetit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS