Berisha ikën, Basha-Topalli beteja për postin e kreut PD

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Dorëheqja e Berishës nga drejtimi i PD ka shkaktuar traumë në PD. Pasi ka qëndruar për më shumë se 22 vite në krye të partisë së parë opozitare, duke e drejtuar atë me dorë të hekurt, dhe pas ndërtimit të një piramide tepër të "kithtë" drejtuese për vite me radhë lufta për të marrë kreun e PD mbetet e hapur e paralajmëron një përplasje të fortë të të gjitha grupimeve në PD.

Në këtë betejë për postin e kryetarit të PD, mbetur vakant për herë të parë që nga themelimi i kësaj partie, më i kuotuari në "bursën" politike është kreu i bashkisë së Tiranës dhe anëtari i kryesisë së PD, Lulzim Basha. Ai ardhur në këtë parti me mbështetjen e vajzës së Berishës, Argita, i quajtur përfaqësues i "klanit të Kosovës", Basha nuk ka munguar që në të gjitha rastet decizive të shfaqet përkrah liderit historik të PD, Berisha.

Dhe në momentet më të vështira për Berishën pas humbjes shokuese të 23 qershorit, më e madhe dhe se ajo e vitit 1997, ka qënë Basha ai që dy ditë më parë e ka shoqëruar gjithë ditën kryetarin humbës, në takimin në kryeministri, vajtjen në Presidencë për takim me Nishanin me "bekimin" e tij por dhe në komunikimin gjatë gjithë këtyre orëve të rënda për të.

Share This Video


Download

  
Report form