Report TV - Berisha-Topalli në një mendje për mandatet, Basha: Jo akt ekstrem!

Report TV 2016-02-26

Views 17

TIRANË - Ajo që paralajmëruan dje Sali Berisha dhe Jozefina Topalli se mund të dorëzojnë mandatin e deputetit, ka qenë një nga temat e nxehta të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e martë. Burime pranë PD thanë për ?Shqiptarja.com? se ka qenë ish lideri demokrat, Sali Berisha ai i cili ka kërkuar nga grupi parlamentar reagim të fortë kundër rikthimit në Kuvend të Armando Prengës, duke propozuar edhe dorëzimin e mandateve në grup nga të gjithë deputetët.

Propozimi i Berishës është mbështetur menjëherë nga ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila i ka kërkuar kryetarit demokrat, Lulzim Basha, të marrë një vendim të shpejtë për aksionet e ardhshme të opozitës për të nxjerrë jashtë funksionit Parlamentin, me qëllim përafrimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjen e tyre nga një qeveri teknike.

Por, vetë lidershipi demokrat, Lulzim Basha, mësohet të jetë shprehur se kjo është një formë ekstreme, ndërsa ka insistuar për një oponencë të fortë parlamentare me nisma konkrete ligjore për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe largimin e Prengës nga Kuvendi. Pas seancës së djeshme të Kuvendit, ku kërkesa e demokratëve për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit u rrëzua, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot për të vendosur për raportet me Kuvendin. Zyrtarisht, deputetët Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Arbjola Halimi janë shprehur se do të dorëzojnë mandatin.

Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se do rishikojë marrëdhëniet me Kuvendin, në shenjë proteste pasi sipas tij, ky institucion është mbushur me kriminelë dhe ligjvënës që vjedhin pasurinë publike përmes familjarëve të tyre. Deputeti demokrat la të hapur mundësinë për të hequr dorë nga mandati i deputetit. ?Do rishqyrtoj në themel qëndrimin tim ndaj këtij Parlamenti, që më shumë se çdo gjë tjetër ka hajdutët e shtetit. Te gjitha opsionet janë të hapura. Unë e kam deklaruar dhe një herë në parlament, se unë qëndroj i hapur për çdo opsion në kushtet e këtij parlamenti me shkallën më të lartë të kriminalitetit?, u shpreh Berisha.

Topalli
Dorëzimi i mandatit të deputetit është një opsion edhe për ish kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. ?Do të lëshojmë mandatin sepse është e pamundur të rrimë me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, është një krizë parlamentarizmit, një degradim. Është e pamundur të rrinë krimi bashkë dhe njeri normal në vend?, u shpreh Topalli. Ish numri dy i PD, fajësoi kryeministrin Rama për kriminalizimin e Kuvendit.

Lulzim Basha
Gjatë debateve në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD, mësohet se kryetari demokrat e ka cilësuar akt ekstrem dorëzimin e mandateve. Megjithatë, ai është shprehur se vendimi do të merret në vijim

Share This Video


Download

  
Report form