"Ikën si minjtë", Basha përmbyll pas tre orësh protestën e opozitës: Beteja vazhdon

Report TV 2019-02-26

Views 0

Pasi Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare me miratimin nga votat e mazhornacës të dy strukturave të rëndësishme të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi edhe mbylljen e protestës që opozita mbajti për tre orë jashtë Parlamentit.

"Minjtë ikën, si minj po ikin deputetët e krimit të organizuar, rroftë populli i bashkuar, beteja jonë vazhdon deri në betejën e popullit kundër qeverisë së krimit", tha kryedemokrati Basha duke përmbyllur kështu protestën e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form