Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja Jorida Tabaku vlerëson se përgjigja e Lulzim Bashës Basha ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama, nuk është refuzim i dialogut. Për të përforcuar këtë qëndrim, Tabaku rikujton të gjitha reformat për të cilat më parë, kryedemokrati ka kërkuar dialog.
Tabaku: Ka një historik, Basha nuk ka refuzuar, Basha ka thënë le ta fillojmë reformën në drejtësi duke zbatuar drejtësinë. Nuk ka kompromis për reformën në drejtësi nëse nuk e zbatojmë drejtësinë.
Dhe në një situatë kur demokratët duken të palëkundur në qëndrimin e tyre, Tabaku beson se do të jetë PS ajo që do ta bëjë hapin pas.
Tabaku: Unë besoj se edhe PS do të tërhiqet dhe do të gjejë një rrugë ashtu siç u tërhoq për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Nën petkun e deputetës por dhe si njohësë e mirë e ekonomisë, demokratja vlerëson se vendi sot është në një situatë të vështirë për faj të qeverisë, ndërsa thekson se PD nga ana e saj është gati si alternativë për qytetarët.
Tabaku: Po rriten shpenzimet, po ulet konsumi, po ulet kredia në ekonomi, pagat nuk po rriten. Të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë deflacioni dhe kjo e thënë jo nga PD, por e thënë me shifrat e INSTAT dhe të BSH.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/letra-rama-basha-tabaku-pergjigja-e-kreut-te-pd-jo-refuzim-dialogu/