GJERMANI- Niveli i lumit Elba është rritur ndjeshëm nga shirat e rrëmbyer, duke kërcënuar pjesën lindore dhe jugore të Gjermanisë. Më i prekur nga përmbytjet e mëdha është qytetit i Drezdenit ku më shumë se 1000 persona janë evakuaar nga shtëpitë e tyre. Ndërsa sheshi kryesor i qytetit është mbuluar terësisht nga uji. Niveli i lumit ka arritur deri në 8.27 metra, që normalisht prek 2 metra. Qeveria gjermane ka mobilizuar ushtrinë për të ndihmuar në mbrojtjen e disa qyteteve nga përmbytjet. Përmbytjet e mëdha që prekën Austrinë dhe Republikën Çeke përshkruhen si më të këqijat në Europën qëndrore për më shumë se një dekadë.