Kaliforni, vazhdon zjarri në Parkun e Yosemite, rrezikohen 5000 shtëpi

Report TV 2015-08-21

Views 0

SHBA - Zjarrfikësit në Kaliforni janë duke luftuar për të shuar flakët e një zjarri të fuqishëm që ka dalë nga kontrolli në afërsi të Parkut Kombëtar të Yosemite-it.
Më tepër se 5,000 shtëpi janë të rrezikuara nga zjarri i nisur që prej 17 gushtit i cili është frenuar vetëm në masën 5 për qind.
Më shumë se 2,700 zjarrfikës janë në terren, por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, deri tani nuk kanë mundur të frenojnë flakët që po favorizohen edhe nga erërat e forta.
Në zonë po përdoren edhe disa aeroplanë që mbartin ujë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Një zyrtar i Parkut Kombëtar vuri në dukje vështirësinë e luftës kundër zjarreve në pyje, pasi zjarrfikësit po ndeshen edhe me kushtet e vështira të terrenit.
Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown shpalli të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme në San Francisko pasi zjarri ka dëmtuar infrastrukturën elektrike që furnizon qytetin me energji.
Evakuimet e banorëve ku disa të vullnetshme dhe disa të detyrueshme, kanë qenë të mëdha.
Parku i famshëm Yosemite u shpall Zonë e Trashëgimisë Botërore në vitin 1984 dhe konsiderohet një prej parqeve më popullore në të gjithë globin.

Share This Video


Download

  
Report form