Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Lezhën gjatë natës kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit.
Rrugët e qytetit, blloqet e banimit "11 Janari" dhe 11.2 hektarë u përmbyten nga vërshimi i ujit. Në disa zona niveli arriti në 50 cm, duke deportuar brenda bizneseve dhe banesave. Përmbytja vështirësoi lëvizjen e automjetëve dhe qytetarëve, ku shumë prej tyre janë detyruar që të lëvizin zbarthur.
Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se stacioni i pompimit që bën evadimin e ujërëva në qytet ka qenë jashtë funksioni gjatë natës si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Kjo ka bërë që uji të qëndrojë për një kohë të gjatë nëpër rrugë dhe lagje të Lezhës, ndërsa është bërë e ditur se energjia është rikthyer dhe situata ka nisur të përmirësohet.
Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe në Njesinë Administrative të Kolshit. Disa banesa në fshatin Gryk Manati u përmbyten, ndërsa shumë rrugë u bllokuan në këtë zonë duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjetëve.
Banorët thonë se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, duke ju shkaktuar dhe dëme të shumta.