Gjenden 3 vajzat e zhdukura 10 vjet më parë

alsatmtv 2015-08-21

Views 20

Janë gjetur tri vajzat e rrëmbyera para 10 viteve në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amanda Berry e zhdukur në vitin 2003 në moshën 16 vjeçe, Xhina de Xhezis një vit më vonë, në moshën 14 vjeçe dhe Mishel Najt, 32 vjeçe, e cila ishte zhdukur në vitin 2002, janë gjetur në një shtëpi në qytetin Kleveland të shtetit Ohajo. Të gjitha janë në gjendje të mirë shëndetësore, kurse njëra nga ato ka një fëmijë nga rrëmbyesi. Gratë janë gjetur derisa një banor fqinjë i tyre ka dëgjuar klithma dhe është futur në shtëpi.

"Dëgjova ulurima dhe pash se si njëri nga fqinjët doli jashtë dhe përpiqej të zbuloj se nga vjen zëri. Dola edhe unë dhe nga dera në derë arrita deri te shtëpia. Dëgjova se si një grua përpiqej të hapte derën dhe të dal. Ju afrova dhe e pyeta a i duhet ndihmë. Mu përgjigj se gjatë kohë ka qenë e rrëmbyer dhe se dëshiron të ik. Kur hapa derën pashë se mbante një vajzë të vogël në krah", tha Çarls Remzi, fqinj.

Pastaj, fqinji Remzi i ka dhënë celularin e vet dhe Amanda ka thirr policinë.

"Më ndihmoni. Unë jam Amanda Beri. Para 10 viteve më kidnapuan, tani jam këtu. Jam e lirë", tha Amanda Beri, vajza e kidnapuar.

Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre burra me origjinë latino-amerikane, të moshës 50-54 vjeç. Sipas policisë, tre të dyshuarit janë vëllezër dhe njëri prej tyre ka jetuar në shtëpinë ku janë gjetur vajza. Petar Bllazheski

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS