SHBA - Tre gra të cilat kishin humbur gjurmë, që prej 10 vjetësh në shtetin amerikan Ohaio, janë rigjetur në një shtëpi jo shumë larg nga vendi ku janë parë për herë të fundit.
Të zhdukura në mënyrë misterioze, ata janë në gjendje të mirë shëndetsore në një spital në Ohaio.
Policia ka arrestuar pronarin e shtëpisë, Ariel Castro dhe shoferin e një autobusi shkolle si dhe dy vëllezërit e tij.
Historia e pabesueshme është njoftuar nga të gjitha mediat informative amerikane.
Gina De Jesus u grabit në vitin 2004 atëherë 23 vjeçe, Amanda Berry, sot 26 vjeç kishte humbur gjurmët e saj në vitin 2003 dhe Michelle Knight, 30 vjeç edhe ajo po në të njëjtin vit.
Amanda e cila u grabit në moshën 17- vjeçare, arriti të shpëtonte ndoshta me ndihmën e një fqinji, duke marrë në telefon numrin e policisë.
Kemi shumë pyetje pa përgjigje mbi këtë çështje dhe për këtë engimë është hapur një hetim është shprehur kryebashkiaku i Cleveland-it.
Të gjithë banorët e zonës u mblodhën nëpër rrugë për të parë nga afër rigjetjen e tyre të pabesueshme.
(ad.ti/shqiptarja.com)