17 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit Basha: Forca e tij është gjallë në PD

Report TV 2015-09-12

Views 1

TIRANE - Më kurora në duar demokratët kanë përkujtuar paraditen e kësaj të shtune 17-vjetorin e vdekjes së ?Heroit të Demokracisë? Azem Hajdari.

I pari që kreu homazhe në memorialin e heroi hajdari ishte Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e më pas edhe ish lideri historiK demokrat Sali berisha.

Pasi bëri nderimet kryedemokrati Basha tha se Azem Hajdari është ende gjallë edhe pse krimi i lidhur me pushtetin nuk ja fali atij përmbysjen e diktaturës.

"Sot ne nderojmë martirin e demokracisë, liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, njeriun që vrau frikën dhe me frikën e hedhur tok, shpërndau kurajon e njërëzve të lirë nga Jugu në Veri. Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit, përmbysjen e madhe dhe të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimtimit të kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe i qytetarëve të lirë me 12 shtator 1998, por nuk e shkuli nga mirënjohja e demokrateve, mirënjohja e një kombi të tërë, nga nderimi i veprës së tij të pa vdekshme. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është kurajo, vendosmëria e tij, për të mos lëshuar liritë e fituara në dhjetorin e vitit 1990-të. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është forca kreshnike e tij në Partinë Demokratike për t?u prirë edhe një herë dhe për ta mposhtur krimin e lidhur me pushtetin dhe pushtetin e bërë njësh me krimin?, - tha Basha.

Pjese e homazheve pranë bustit të Azem Hajdarit në rrugën ?Abdi Toptani? në kryeqytet u bënë jo vetëm politikanët demokrat por edhe familjarët, militantët, simpatizantët e Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form