Regjimi komunist i kohës së diktaturës komuniste e pushkatoi dhe groposi në pyll se ishte kundër ideologjisë së tij, por familjarët tentuan prej 25-vitesh për të gjetur eshtrat dhe më në fund ia kanë dalë.
Është ky rasti i Ndrec Mark Zefit nga zona e Mërqis në Lezhë kundërshtarit të fortë të komunizmit që u ekzekutua nga sistemi komunist 65-vite më parë, i cili u zhduk pa nam e nishan në mënyrë misterioze.
Siç thonë dhe familjarët e tij, asnjëherë nuk i kishin ndaluar kërkimet, pasi kishin informacione se ai ishte groposur në malin e fshatit dhe pas qindra tentativave në të gjithë malin ata mundën që të gjenin eshtrat e tij në afërsi të kishës së fshatit.