Report TV - Ekskluzive/ Tepelenë, gjenden eshtrat e ushtarit të parë grek

Report TV 2018-05-10

Views 0

TEPELENE - Pas gërmimeve të cilat nisën këtë të hënë, në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Report TV siguron foton ekskluzive nga gërmimet. Në foton e siguruar nga Report Tv duket numri i identifikimit të ushtarit, medalioni, (2095 P) si dhe grada e tij (Caporale - tetar) i cili nga shkrimi në italisht thuhet se është grek (Greco, në italisht) dhe lë të kuptohet se është varrosur nga italianët, si dhe eshtrat e ushtarit i rënë gjatë luftimeve me fashistët në këtë zonë. Gërmimet në Dragot të Tepelenës po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek.

Share This Video


Download

  
Report form