Dritan Dajti largohet nga seanca nuk pranon gjykim pa avokat

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË -- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca kundër Dritan Dajtit, mësohet se ai është larguar nga salla e gjyqit duke kërkuar anullimin e vendimit për gjykimin e tij pa avokat. Por, gjykata e rrëzoi kërkesën e tij. Dajti ka kërkuar që të ketë edhe një tavolinë pune brenda kafazit të hekurt, që të mbajë Kodin Penal dhe ligjet e tjera, por edhe këtë kërkesë ia kanë hedhur poshtë. Gjithashtu, ka kërkuar edhe procesverbalet e gjyqit, të cilat i janë refuzuar. Pas hedhjes poshtë të këtyre kërkesave, Dajti është shprehur se gjyqi është i njëanshëm dhe si rrjedhim, ai nuk është më i nevojshëm në seancën gjyqësore.

Share This Video


Download

  
Report form