Dritan Dajti kërcënon gjyqtarin: Do të të gjejë belaja. Mushkonjat nuk janë asgjë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Tirane- Vetëm pak minuta pasi gjyqtari Idriz Mulkurti vendosi të lërë në burg pilotin italian, Girogio Riformato dhe Saimir Bajramin, në sallën ngjitur ai është përballur me kërcënimin e Dritan Dajtit,duke qënë se ai është kryesues i pesëshes së gjyqtarëve që e gjykon atë.

"E keni kthyer personale me mua . Do të të gjejë belaja me.S'janë asgjë ato mushkonjat që po diskutojë më përpara. Po ta them para gazetarëve, mbaje mend ma thonë emrin Tan Dajti mua." Ky ka qënë reagimi i fortë i Dritan Dajtit,menjëherë pasi gjykata i rrëzoi kërkesën për të zhvarrosur Kastriot Feskaj një nga policat e vrarë në gusht të vitit 2009,në Durrës.

Ai pretendon se Feskaj është qëlluar nga pas shpine, nga një koleg i tij. Gjithashtu gjykata rrëzoi edhe kërkesën për rindërtimin e skenës së krimit në vendin e ngjarjes, kqyrjen e rrobave të viktimava si dhe thirrjen e disa dëshmitarëve.

Trupi gjykues vendosi që të pandehurit Dajti t'i pranohet kërkesa e thirrjes në gjykatë për të dëshmuar e 14 ekspertëve kriminalistik, të kërkuar nga ai.

Pas këtyre zhvillimeve ne seancë Dajti ka vendosur të largohet nga salla, vullnetarisht.

E ndodhur në këto kushte pa të pandehur në sallë dhe pa një avokat që të mbrojë Dajtit, gjykata është detyruar të shtyjë seancën për në datën 27 maj.

Kjo ishte seance e 270 në ngarkim të Dritan Dajtit,në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky gjyq vazhdon prej më shumë se tre vitesh dhe mosgjetja e e nje avokati mbrojtës e ka kthyer në një fenomen për drejtësinë shqiptare, rastin Dajti.

Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duckollari, të cilët ishin pjesë e skuadrës që tentoi t'i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati.

Share This Video


Download

  
Report form