Dritan Dajti, shtyhet sërish seanca: S'po e bllokoj unë procesin

Report TV 2015-08-21

Views 1

Gjykata e krimeve të rënda shtyn për të 240 herë seancën ndaj Dritan Dajtit, ndërsa vetë i pandehuri i drejtësisë për vrasjen e 4 policëve në operacionin për arrestimin e tij deklaron në sallë se Prokuroria po vihet në siklet nga dëshmitë e tij dhe në seancën e radhës do të ketë një dëshmi të posaçme brenda objektit të gjykimit.

Kryesuesi i trupit gjykues Idriz Milkurti ka lënë për disa momente kamerat për të vazhduar më tej me një seancë me dyer të mbyllura, ku nuk është paraqitur asnjë avokat mbrojtës i caktuar kryesisht nga Gjykata.

Gjykata ka vendosur në këto kushte të vazhdojë seancën pa praninë e mbrojtjes, ndërsa ka ndërhyrë i pandehuri duke kërkuar të largohet në mënyrë të vullnetshme.

Share This Video


Download

  
Report form