A1 Report - Seanca e 272, nuk lejohen mediat ne gjyq, Dajti: Te largohet Mulkurti

Report TV 2015-08-22

Views 8

TIRANE -- Nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda, këtë të martë është zhvilluar seanca e 272 në ngarkim të Dritan Dajtit i vënë nën akzë për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Gjykata këtë senaca ka vendosur ta zhvillojë duke mos lejuar futjen në sallë as të gazetarëve.

Prej disa kohësh gjykata në proceset ndaj Dritan Dajtit lejon për pak momente kamerat e më pas vijon duke lejuar gazetarët të ndjekin gjykimin, ndërsa sot ka ndodhur krejt e kundërta.

Pas interesimit të mediave, një prej përfaqësuesve të sigurisë ka komunikuar me gazetarët duke thënë se është marrë një vendim që seanca të vijojë me dyer të mbyullura, por pa dhënë asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur në seancën e sotme.

Në proces nuk janë lejuar as të afërmit e Dritan Dajtit, ndërsa mësohet se vetë Dajti ka qenë i pranishëm në seancë.

Pak ditë më parë në gjykatë Dajti kërkoi largimin e kryesuesit të trupit gjykues Idriz Mulkurti duke bërë publike dhe një lidhje intime të vajzës së gjyqtarit me kunatin e tij, por gjykatësi Milkurti nuk dha dorëheqjen ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda i cilësoi ato deklarata si presion ndaj togave të zeza.

Po ashtu Dajti në shenjë proteste për ndryshimin e qelisë së paraburgimit i vuri flakën batanijes ndërsa rreth mesnatës të së shtunës tentoi të godasë një gardian të paraburgimit 313 gjatë një kontrolli në qelinë e tij për sende të ndaluara.

Nga ana e saj Gjykata e Krimeve të Rënda bënë me dije se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie si dhe në vijueshmëri procesi ndaj Dritan Dajtit do të bëhet pa praninë e mediave.

DEKLARATA E GJYKATES
Në vijim të komunikimeve tona të mëparshme në lidhje me gjykimin e cështjes penale në ngarkim të të pandehurit Dritan Dajti, akuzuar për veprat penale, parashikuar nga nenet 79/c, 278/2, 186/2, 190/1, 247/2, të K.Penal. sot u zhvillua seanca e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Nisur nga situatat e krijuara në seancat gjyqësore, të këtij gjykimi për shkak të sjelljes së të pandehurit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenin 7/2 të ligjit nr.9110 datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionin e Gjykatave për Krime të Rënda" vendos që shqyrtimin gjyqësor të cështjes ta zhvillojë më dyer të mbyllura, pasi çmohet e domosdoshme për cështjen që gjykohet në interes të drejtësisë dhe mbrojtjes së pjesmarrësve në proces.

Në seancën e sotme gjyqësore për procedim penal të të pandehurit Dritan Dajti, nuk u paraqitën mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata dhe në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti u largua nga salla, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën gjyqësore duke e shtyrë atë për një datë tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form