Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina firmosën sot dokumentin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për ndihmë juridike në lëndët civile dhe penale, marrëveshjen për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për kryerje të vendimeve gjyqësore në veprat penale si dhe marrëveshjen për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për riatdhesim.Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Drejtësisë Blerim Bexheti dhe homologut të tij boshnjak, Barisha Çollak. Të dy ministrat u dakorduan se marrëveshjet do të ndihmojnë në forcimin e luftës kundër kriminalitetit dhe dukurive tjera negative.
"Kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për vendet tona dhe qytetarët, por edhe për rajonin, me çka do të mundësohet luftë më efikase kundër krimit. Me këtë marrëveshje e ngushtojmë hapësirën për kriminelët, të cilët me veprimet e tyre kriminele, nuk do të kenë mundësinë të mbrohen me shtetësinë, dhe as nuk do të mbrohen nga legjislacioni i tyre kombëtar", tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.
"Vetë akti që ne po firmosim ndryshime dhe plotësime flet për atë se ne edhe më parë kemi pasur marrëveshje në këtë sferë dhe kjo fletë për atë se ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe jamë i bindur se firmosja e sotme e këtyre marrëveshjeve lidhur me vendimet gjyqësore në veprat penale do të kontribuojë për një bashkëpunim edhe më të mirë mes dy vendeve, gjegjësisht bashkëpunim më të madh me ministrive që ne drejtojmë", deklaroi Barisha Çollak, Ministër i Drejtësisë, BeH. Alsat M