Maqedonia dhe Kosova, marrëveshje për njohjen e stazhit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës, qytetarëve të cilët kanë punuar në këto dy vende do tu njihet stazhi dhe do të kenë të drejtë për pension. Drejtori i Fondit Pensional të Maqedonisë Bekim Neziri tha se realizimi në praktikë i marrëveshjes mes dy shteteve ka ngecur për shkak të probleme teknike në Kosovë. Neziri takoi sot drejtorët e fondeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

'Në fund të këtij takimi pune mendoj se me kolegët kosovarë do ti tejkalojmë problemet teknike. Ne vetëm se kemi kërkesa nga shtetas të Republikës së Maqedonisë, nga hyrja në fuqi të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, diku 16 dhe besoj se për një afat të shkurtër do të kisha thënë 30 ditë do të hasim në përgjigjet të cilët duhet ti presim', u shpreh Bekim Neziri, drejtor i Fondit pensional të Maqedonisë.

'Është e posaçme edhe implementimi i marrëveshjes të cilën e kemi nënshkruar vitin e kaluar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës e cila me 17 nëntor të vitit të kaluar vetëm se ka hyrë në fuqi", tha Sami Salihu, drejtor i departamentit të pensioneve të Kosovës.

Fondi Pensional i Maqedonisë po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjes edhe me fondin Pensional të Shqipërisë, me qëllim që qytetarët e dyja vendeve të shfrytëzojnë stazhin për të siguruar pensionin.

"Besoj që brenda vitit 2014 të gjithë shqiptarët që kanë punuar në territorin e Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë që kanë punuar dhe jetuar në Republikën e Shqipërisë do të jenë pjesë e kësaj marrëveshje dhe ato do të përfitojnë përfitimet e tyre ku do që kanë vendosur të jetojnë", deklaroi Vjollca Braho, drejtoreshë e Insitutit të sigurimeve shoqërore të Shqipërisë.

Pension nga stazhi i pranuar si nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova do të gëzojnë rreth 2000 pensionistë. Maqedonia deri më tani me 18 shtete ka të firmosur marrëveshje për sigurim social. Nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve 35 mijë qytetarë të Maqedonisë shfrytëzojnë pensione nga shtete tjera. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form