Maqedonia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për furnizimin me gaz

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Maqedonia dhe Rusia kanë një marrëveshje ndërshtetërore për ndërtimin e gazsjellësit "Përroi Jugor", për furnizimin e vendit me gaz natyror. Këtë informacion sot e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorlgjiev edhe pse në dokumentin që u publikua ditë më parë nga Qeveria ruse thuhet se vendimi final për ndërtimin e tij do të miratohet vetëm pas realizimit të planit të fizibilitetit. Por sipas Gjorgjievit, marrëveshja, gjegjësisht dokumenti i lartpërmendur me Rusinë është keqkuptuar.

"Tani më autoritete ruse të udhëhequra nga Dimitrij Medvedev kanë dhënë pëlqimin me të cilin urdhërohet ministri rus i energjetikës të firmosë marrëveshjen me të cilën do të përfshihet edhe Maqedonia në përroin jugor me çka do të sigurohen të gjitha procedurat e duhura me qëllim realizimin e tërësishëm të këtij projekti. Duhet të bëhet edhe një studim shtesë sa i përket asaj se prej cilës anë do të vije, gjegjësisht futet në Maqedoni Përroi Jugor", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.

Vlera, kushtet dhe afatet për furnizim me gaz natyror në Maqedoni do të përcaktohen me marrëveshje mes kompanisë "Gazprom" dhe Ndërmarrjes Publike 'Burimet Energjetike të Maqedonisë'. Të drejtën për të përdorur të gjitha kapacitetet e gazit i përkasin kompanisë "Gazprom". Marrëveshja e obligon palën maqedonase që të mos imponojë kufizime në investimet ruse në Maqedoni, si dhe ti sigurojë kompanisë regjim të privilegjuar doganor dhe tatimor. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form