USHT, hiqen participimet për studentët me notë mbi 9.5

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Universiteti Shtetërorë i Tetovës (USHT), me propozim të rektorit Vullnet Ametit, ka hequr nga participimet studentët me notë mesatare mbi 9.5. Numri një i USHT-së, sot po ashtu ka paralajmëruar se studentët që janë me notë mesatare 10, do të kenë mundësinë e studimit pa pagesë në universitetet jashtë shtetit, ndërsa do t'iu garantohet edhe vendi i punës në kuadër të stafit akademik të Universitetit Shtetërorë të Tetovës.
"Nën një, studentët e studimeve deri-diplomike me mesatare të suksesit 9.5, e më lartë do lirohen nga pagesa e participimit respektivisht pagesa e semestrave. Nën dy,studentët e studimeve deri-diplomike me mesatare të suksesit 9.8 e më lartë që kanë kryer studimet, mundë ti regjistrojnë studimet e ciklit të dytë pa pagesë. Nën tre, studentëve të studimeve deri-diplomike me mesatare 10.00, USHT do iu ndaj bursa studimi jashtë shtetit dhe në të ardhmen do iu mundësojë të jenë pjesë e stafit akademik të USHT-së", deklaroi Vullnet Ameti, u.d. Rektor i USHT-së. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form