EVN, vazhdon vjedhja e energjisë

alsatmtv 2015-08-21

Views 10

Rritet numri i vjedhjeve të energjisë elektrike në vend. Për dy javë Ministria e Brendshme dhe EVN-ja kanë zbuluar më shumë se 100 vjedhje të energjisë elektrike. Nga këto, 90 për qind janë bërë me lidhje klasike, dhe vetëm një pjesë e vogël e vjedhësve kanë manipuluar me matësit e energjisë elektrike, thonë nga EVN. Më shumë vjedhje të energjisë elektrike ka në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Këto konsumatorë në mënyrë të paligjshme kanë vjedhur 6.000 orë megavat energji elektrike dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar EVN-në me gjysmë milioni euro. Për tu mbrojtur nga kjo dukuri, EVN njoftoi kontrolle më të rigoroze në terren.
"Ligji duhet të vlej për të gjithë. Gjobat, dënimet ligjore për ata që vjedhin energjinë elektrike janë të larta. Te ne nuk ka asnjë selektivitet. Të gjithë matësit janë shënuar në bazë të kodit, dhe jo me emër, nuk i kemi shënuar sipas përkatësisë etnike dhe sipas gjendjes pronësore. Ligji duhet të respektohet dhe për këtë arsye EVN dhe MPB-ja do të shkojnë në çdo vend ku ka vjedhje të energjisë elektrike. Gjithkush më herët apo më vonë do duhet të paguan për atë që e ka shpenzuar ose vjedhur. Apelojmë mos të punohet kështu, sepse bëhet në mënyrën joprofesionale dhe mund të shkaktojnë shumë probleme dhe pasoja, si dhe rrezikojnë jetët e tyre, si dhe shkakton rrezik të përgjithshëm ", tha Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.
Kovaçevski thotë se të gjithë ata që kanë borxhe ende mund të vijnë në qendrat e EVN-së dhe të bëjnë kontrata për borxhin e papaguar në këste."Mbi 5 mijë klientë e shfrytëzuan rastin të paguajnë borxhin në gjashtë këste. 90 për qind janë familje që kanë nënshkruar marrëveshje, 10 % janë biznesmen. 20-30 për qind borxhin e kanë paguar në tërësi, me çka fituan risinë mos ta paguajnë kamatën, taksat gjyqësore, kostot noteriale dhe përmbaruesit. Ne apelojmë që edhe këtë muaj të shfrytëzohet mundësia për të paguar në 4 këste, për biznesmenët në dy këste, dhe ti shlyejnë borxhet nëse i paguajnë në tërësi dhe të fshihen kërkesat për padia", u shpreh Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.
EVN njoftoi intensifikimin e ç'kyçjeve të atyre përdoruesve të cilët nuk e shlyejnë borxhin rregullisht për energjinë elektrike të harxhuar. Kovaçevski thotë se për një muaj nga sistemi janë ç'kyçur mbi 50 mijë klientë, kryesisht për shkak të faturave të papaguara, disa për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se çdo i 15-ti matës në vend është ç'kyçur nga sistemi i furnizimit me energji elektrike. Verica Pavlloski

Share This Video


Download

  
Report form