Viti i kaluar ishte një nga më të vështirët për sektorin energjetik, por kriza vazhdon.
Operatori i Shpërndarjes ka nisur sërish të importojë energji në sasi të mëdha nga jashtë për shkak se prodhimi vendas është i ulët.
?Vetëm për janarin kemi blerë 20 milionë euro?, është shprehur Elton Sevrani. Rezerva hidrike në vend ndodhet në kuota minimale. Shpresa e KESH dhe oshe tani janë reshjet e pranverës, në të kundërt vendi mund të përballet me një tjetër krizë të rëndë energjetike
?Prej 16 muajsh situata hidrike është problematike. Ne jemi duke vlerësuar skenarët me kesh. Nëse do përsëritet situata e vitit të kaluar atëherë financat e kompanisë do tkurren?, ka shtuar më tej ai.
Rënia e prodhimit vendas të energjisë ka dy pasoja të rënda, ngadalëson rritjen ekonomike dhe trondit financat e sektorit publik të energjisë, pasi energjia që blihet nga importi është 6 herë më e shtrenjtë nga ajo që prodhon KESH në vend. Për këtë arsye, pas katër vitesh me fitim, vitin e kaluar OSHEE e mbylli bilancin me 60 milionë euro humbje.
Vitin e kaluar humbjet e energjisë ranë me mbi 2 pikë përqindje duke arritur në nivelin 21.8 për qind. Por pavarësisht se ky është niveli më i ulët historik, sërish shpenzimet e larta për importin e energjisë e kanë vënë kompaninë në vështirësi financiare. Një bilanc që tregon se ekonomia vazhdon të mbetet e varur fort nga sektori energjetik, ndërsa ky i fundit nga kapriçot e klimës.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EltonSevrani#OSSH#TopChannel