Një ditë pas hapjes së tenderit lidhur me atë se kush do të jetë furnizues universal i rrymës për qytetarët, që të dyja kompanitë që konkurruan EVN Maqedoni dhe ELEM Trejd shpresojnë se do të jenë të zgjedhur. ELEM Trejd e cila është ndërmarrje simotër e kompanisë shtetërore Elektranat e Maqedonisë, deri tani punonte vetëm me tregti për rrymë.