EVN, nëntë dënime me burg për vjedhje të energjisë elektrike

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, për vjedhje të energjisë elektrike, EVN Maqedoni është dëmtuar për pesë milionë kilovat orë energji elektrike ose me 700 mijë Euro. Këtë e kanë konstatuar ekipet e EVN-së, gjatë kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme në stacionet e matjes. Nga kompania thonë se ndaj kundërvajtësve janë ngritur kallëzime penale.

"Duhet cekur se që nga janari e deri më sot, janë dorëzuar afro 165 kallëzime penale prej tyre 9 janë akt-gjykuar me dënim me burg. Dhe në rast se bëjmë krahasim me vitin e kaluar i cili arrinte numrin prej 4 të dënuarve më burg, atëherë mund të konkludojmë se për një vit e 5 muaj janë dënuar me burg afro 14 konsumatorë të cilët kanë vjedhur energji elektrike", deklaroi Vlera Gjakova, EVN.

Nga EVN Maqedoni thonë se dëm më të madh nga vjedhja e energjisë elektrike kanë klientët të cilët rregullisht paguajnë faturat e tyre, sepse aty ku ka përdorim të paligjshëm të energjisë elektrike, familjet kanë defekte të shpeshta dhe tension elektrik të ulët. Nga kompania apelojnë të mos rrezikohet dhe mos të kyçen në mënyrë të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, sepse personat që duan ta kryejnë këtë shkelje e rrezikojnë shëndetin dhe jetën, sepse shpesh gjatë vjedhjes së energjisë elektrike ndodhin shpërthime dhe zjarre. Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form