BEOGRAD - Nëse Bashkimi Europian i vë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për t’u pranuar në unionin europian, atëherë BE nuk e do Serbinë në gjirin e saj. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç për statusin e Kosovës, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN.
“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar këtë kusht. Të thuash që duhet të njohësh Kosovën si shtet i pavarur do të thotë t’i përcjellësh një mesazh Serbisë: Ok, nuk ju presim në Bashkimin Europian së shpejti”.