A1 Report - Realizohet lidhja e dyte me fibra optike mes Shqiperise dhe Kosoves

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Realizohet lidhja e dytë me fibra optike mes Shqipërisë dhe Kosovës

ALBtelecom ka përfunduar punimet për realizimin e sistemit me fibra optike që lidh Shqipërinë me Kosovën. Kjo lidhje koneksioni, mjaft e nevojshme për rritjen e kapaciteteve mes dy vendeve, është bërë në bashkëpunim me PTK. Në këtë mënyrë zgjerohen mundësitë e bashkëpunimit në fushën e telekomunikacionit.

Matjet dhe testimet e fibrave optike janë realizuar me sukses nga stafi i dy kompanive. Lidhja në kufirin Shqipëri-Kosovë është realizuar me punën intensive të stafeve teknike në pikën kufitare të Morinës. Punimet për lidhjen e infrastrukturës së ALBtelecom me atë të PTK janë përfunduar kohë më parë, me investimin e vetë ALBtelecom.

Kjo është lidhja e dytë e interkoneksionit me fibra optike e realizuar e me Kosovën, ndërkohë që lidhja e parë është realizuar para dy vjetësh nga kufiri i Bajram Currit me Qafë-Morinën dhe Gjakovën.

Projekti, që është një investim i ALBtelecom për anën e Shqipërisë, kountribuon në lidhjen e mëtejshme të komunikimit dixhital mes operatorëve ALBtelecom dhe PTK, në dy anët e kufirit. Kjo infrastrukturë do të ndihmojë edhe në lidhjet multi-mediale dhe radio-televizive, duke mundësuar lidhje direkte me cilësi të lartë dhe me kosto mjaft të favorshme.

Gjithashtu, ky projekt synon të rrisë cilësinë në shkëmbimin e të dhënave dhe thirrjeve zanore me kosto të favorshme për çdo përdorues shqiptar.

Veç të tjerash, kjo ndërlidhje do të mundësojë shkëmbimin dhe ruajtjen e të dhënave në "Qendrën e ruajtjes dhe rikthimit të të dhënave" në të dyja vendet, duke ofruar një standard teknik mjaft të lartë.

Share This Video


Download

  
Report form