Ora News - “Policia po të vëzhgon” ndryshon terminologjia, jo përgjime por mbikëqyrje të veçantë

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Ministria e brendshme ka rishikuar ligjin për përgjimet që i jepte kompetenca policisë së shtetit të ndërhyjë pa leje e prokurorisë. Agjentët e policisë do të kenë të drejtë vetëm të vëzhgojnë nga larg dhe të përdorin mjetet për lokalizimin e vendndodhjes. Nga ana tjetër punonjësit e policisë mbi 55 vjeç do të transferohen në struktura si Illyrian Guard.

Kundërshtimi nga prokuroria, ekspertët dhe disa deputetë ka bërë që ministria e brendshme të ndryshojë metodologjinë për ndjekjen e personave të dyshuar në veprimtari kriminale, apo që planifikojnë të kryejnë vepra penale.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha në komisionin e sigurisë se tashmë do të ketë një mbikëqyrje të veçantë të këtyre personave nëpërmjet agjentëve të policisë.

?Policia e shteti, merr, grumbullon dhe përpunon informacion përmes të dhënave, nga mbikëqyrja zanore, mbikëqyrja vizive në vendet publike dhe mbikëqyrja personave përmes m,jete ve të veçanta për zbulimin e krimit. ?Në ligjin e policisë së shteti të parashikohet një amendament ku policia mbështet procesin zgjedhor.?

Më herët ministria kishte planifikuar që policia të bëjë përgjime të fshehta në ambiente publike ose në mjete transporti, duke përdorur pajisje teknike për fotografim, regjistrim audio ose video.

Rreth 600 punonjës policie të cilët kanë përfituar nga ligji i pensionit të parakohshëm do të transferohen drejt disa strukturave të tjera shtetërore.

Me prioritet sipas Lleshajt do të jetë transferimi tek policia private ?Illyrian Guard? por nuk përjashtohet dhe transferimi në sektorë të tjerë si hetimi tatimor.

?Mosha të caktuar që nuk shërbejnë sot në struktura operacionale, të transferohen në struktura të tjera.?

Kjo kategori punonjësish policie do të shërbejnë pa pagesë 700 orë pune në vit, ndërsa si shpërblim do marrin 50% të pagës që kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës në strukturat blu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pergjime-ambjentale-nga-policia-qeveria-terhiqet-nga-projektiligji/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS