Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bllokimi i funksionit të Gjykatës Kushtetuese për analistin Alfred Lela nuk është motiv që do të justifikonte lënien në detyrë të gjyqtarëve për të cilët që ka përceptime apo dyshohet se janë të korruptuar.
Në edicionin qëndror të lajmeve në Ora News, drejtori i Politiko.al thotë se vendimi për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo mund të mos ketë qenë i drejtë por shuma prej gjysmë milioni dollarësh për një gjyqtar duket e padrejtë.
Por analisti nuk e sheh pozitivisht, politizimin që sipas tij po i bën këtij procesi kryeministri Rama.
Lela foli edhe për mesazhin që përçon ky vendim dhe rolin që do të ketë vettingu në hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE.
Pjesë nga intervista
Ikja e gjyqtarit, shenjë e mirë e sistemit të drejtësisë?
Lela:Është një shenjë në drejtimin e duhur në kuptimin e një lëvizje për ta zhvendosur atë që ne e kemi marrë herë si hamendësim, herë si paragjykim dhe herë edhe si vërtetim përmes sondazheve të opinionit publik sipas të cilit drejtësia është e korruptuar. Nuk mund të thuhen fjjalë që shkojnë përkundër këtij vendimi të marrë nga institucioni përgjegjës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-jo-mjaftueshem-te-hapur-negociatat-lela-rama-po-e-politizon-procesin