#rtvora #rtvoranews
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, nënkryetari i saj Petrit Vasili është shprehur se ekonomia e vendit është në krizë të thellë.
Teksa publikoi shifra, Vasili deklaroi se Shqipëria është në pragun e një gremine shumë të rrezikshme me pasoja për vendin dhe çdo qytetar.
Vasili: ?Ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë ka një rënie të 10.2%, rënie e paparë në 20 vitet e fundit.
70% e bizneseve të vogla e të mesme, pra do të thotë mijëra biznese të vogla e të mesme rezultojnë me humbje, pra janë drejt dështimit, drejt falimentimit, drejt zhdukjes së tyre.
32 mijë biznese të vogla e të mesme deri tani janë mbyllur që do të thotë 1/3 e bizneseve të të gjithë vendit e bashkë me ju secili nga ju qytetarë bën llogari shumë shpejt sesa mijëra vende pune të tjera humbasin.
Ne kemi dëgjuar dje sesi kryeministri, ky mashtrues profesionist dhe i pacipë, tha se kemi vetëm 11 mijë të papunë nga pandemia. Kur ne dimë me shifra zyrtare të tatimeve, po të tyre që vetëm prej muajit të parë të izolimit e të mbyllës, pra në fund të majit ishin 66 mijë vende pune e në vijimësi situata u rëndua e mijëra biznese të tjera u mbyllën?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vasili-shqiperia-buze-gremines-ekonomike-borxhi-thuajse-100/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv