#tvora #rtvoranews
Varësia nga turizmi dhe remitancat do të godasin fort ekonominë shqiptare këtë vit, gjatë të cilit sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Prodhimi i Brendshëm Bruto do të bjerë me 9.0%. Raporti i fundit i bankës parashikon ringritje të shpejtë, por me ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror.
Shqipëria do të shënojë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 9.0 për qind në vitin 2020 për shkak të ndikimit në ekonomi të pandemisë së koronavirusit. Ky parashikim bëhet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të parashikimit makroekonomik. Nga ana tjetër banka pret që rimëkëmbja të jetë e shpejtë gjatë vitit 2021 me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 12.0 për qind.
Shkak sipas bankës për këtë rënie të madhe të PBB-së është varësia e Shqipërisë nga turizmi dhe të ardhurat e ulëta nga tregtia jashtme. Ndikim në ekonomi do të ketë gjithashtu pakësimi i mundshëm i remitancave.
?Rimëkëmbja do të varet nga relaksimi gradual i masave kufizuese për frenimin e virusit dhe kthimi në normalitet gjatë gjysmës së dytë të vitit,? thekson raporti ku nënvizon se parashikimet ndikohen nga pasiguria e paprecedentë.
Kryeekonomistja Beata Javorcik thotë se ndërsa bota del gradualisht nga kjo krizë, bashkëpunimi mbetet kyç për forcimin ekonomik.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/parashikimi-i-berzh-shqiperia-do-te-kete-renie-ekonomike-prej-9
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp