A1 Report - Basha: Renie ekonomike, qeveria te marre masa ose do kete pasoja

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po e çon vendit drejt rrënimit ekonomik, siç tha ai si pasojë e arrogancës së dyshes Rama-Meta, duke shtuar se për këtë do të përballen me pasoja.

Duke folur në tryezën me temë "Ku po shkon Shqipëria", së bashku me përfqësues të sindikatave dhe të biznesit, Basha tha se treguesit aktualë flasin për rritje të çmimeve dhe ulje të të ardhurave, shoqëruar siç tha ai me largime nga puna.

"Rritja e çmimeve të ushqimeve tregon varfërimin evident të jetesës së qytetarëve. Shqiptarët po detyrohen të shpenzojnë më shumë për konsumin bazë. Në këtë varfëri ndikojnë edhe politikat agresive gjobvënëset mbi bizneset dhe mbi qytetarët. Punësimi dhe papunësia, është treguesi më i qartë i dështimit dhe i mashtrimit të dyshes Rama-Meta karshi qytetarëve shqiptarë. Asnjë kategori nuk e gjen veten tek pashpirtësia e dyshes Rama-Meta, sa i përket praktikave të tyre ekonomike. Kanosja ndaj shtetit ligjor është arrogancë e qeverisë. Roli ynë është ti evidentojmë problemet, ti kërkojmë qeverisë ti japë zgjidhje. Masat e fundit të shkatërrimit të sistemit të kontrollit dhe balancës tregojnë se dyshja Rama-Meta nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve, zërin e personave në nevojë. Roli ynë është ti sigurojmë me çdo kusht mekanizmat që do bëjnë të mundur që dyshja Rama-Meta të hapë sytë ose të përballet me pasojën e plotë të mashtrimit dhe dështimit të premtimeve me të cilat erdhën në pushtet." tha Basha

Duke vazhduar më tej Basha tha se deri më tani numërohen 8 mijë të larguar nga puna ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta.

"Deri tani duhet të ishin punësuar 9 mijë vetë, vetëm në sektorin privat, por shifrat tregojnë se ka rënie të punësimit, vetë shifrat e qeverisë në periudhën janar-mars fond i sigurimeve të mbledhura ka rënë me 2 %. Koncepti i tyre oligarkik për shtetin, për bashkëjetesën në shoqëri, i kthyer në papërgjegjshmëri ekonomike, është kthyer në shpunësim për shqiptarët. Tashmë numërohen mbi 8 mijë të rinj burra e gra që janë larguar nga puna, për ti hapur vend klienteles dhe klaneve, dhe personave me precedentë penalë." u shpreh Basha.

Sipas Kreut të opozitës masat e marra nga qeveria kanë larguar investitorët e huaj ndërsa shtoi se është krijuar një klimë pasigurie siç e quajti ai për shkak të epokës së tritolit.

"E gjithë kjo klimë ka dekurajuar investitorët e huaj dhe shqiptarë. Rritja e borxhit publik çkurajon bankat për dhënien e kredisë. Rritja e barrës fiskale e taksës direkte e gjithë sektorit të biznesit, dhe duke i vënë kapak me klimën e pasigurisë në vend, që çdokush e quan epoka e tritolit. Kapitalet e huaja po shmangin Shqipërinë, investitorët aktualë po ikin. Këtë e tregojnë institucionet e specializuara. Vazhdon rënia ekonomike." tha Kreu i PD.

KALAJA: NGA FMN VETEM MASA SHTRENGUESE, DO KETE PROTESTA

Ndërkohë nga ana tjetër Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se ka fakte konkrete për masa shtrënguese që vijnë nga marrëveshja...

Share This Video


Download

  
Report form