#tvora #rtvoranews
Edhe pse aktiviteti ekonomik në Shqipëri duket sikur i është kthyer normalitetit, situata mbetet e vështirë.
Gjatë periudhës së izolimit, rritja ekonomike ka pësuar tkurrje me 2 përqind. Deputetja e PS njëkohësisht dhe ekonomiste, Senida Mesi u shpreh se tkurrja ekonomike do të shkojë të paktën 5 përqind.
E ftuar në RTV Ora, ajo shprehet se nuk do të ketë një paketë të tretë financiare për bizneset por bëhet fjalë për një plan afatgjatë të rimëkëmbjes, por nuk dha detaje të tjera se kur do të miratohet.
Mesi: Parashikimi për rritjen ekonomike në një situatë jo pandemike ishte një rritje prej 2.5 përqind. Sot kemi një tkurrje të rritjes ekonomike mbi 2 përqind. Parashikimi është që do të kemi një reçesion prej 5 përqind. Sepse i duhet kohë ekonomisë pas një bllokimi total. E më pas të bëhet parashikimi i rritjes. Ndërkohë që parashikimi, bashkë me Ministrinë e Financave dhe FMN janë për vitin 2021 të shkojë në një rritje ekonomike prej mbi 8.8 përqind. Duket një rritje konstante duke marrë parasysh dy godtijet nga tërmeti e më pas bllokimi prej 3 muajsh nga pandemia.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mesi-renie-ekonomike-mbi-5-qeveria-te-marre-kredi-ose-te-vijoje-investimet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp