Kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit flet për Report Tv: Zvarritja një tallje, nuk ka reagim

Report TV 2020-12-23

Views 0

Ai u pyet se cili ka qenë komunikimi i fundit me zyrtarët apo përfaqësuesit e kompanisë dhe Dautaj u shpreh se:"Para pak kohësh ata erdhën në ambientet e rafinerisë sonë dhe u prezantuan si përfaqësues të kompanisë, e cila do të menaxhonte rafinerinë tonë dhe mbarëvajtjen e punës në rafineri. Ndaj dhe ne kërkesat nuk i kishim optimale, sepse ishim të paqartë tek rruga gjyqësore, sepse edhe me gjyqin ka një ngërç. Një pjesë e naftëtarëve nuk e kanë fituar gjyqin, janë zvarritje pafund pasi gjyqi ka nisur që në 2017. Por kjo ka qenë në tagrin e sindikatës së parë. Sindikata jonë e re është krijuar gjatë kohës së pandemisë. Megjithatë ne jemi në krye të naftëtarëve dhe jemi të vendosur se derisa të përfitojmë të gjitha të drejtat tona, ne nuk tërhiqemi nga vendimi që kemi marrë."

Share This Video


Download

  
Report form