Denoncohet mungesa e tamponëve, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Durrës: Na i japin me kufizime

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews
Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, denoncoi mungesën e tamponëve për studimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara për koronavirus.

Ai pretendon se nuk plotësohen as 40% e kërkesave.

Alhysa: Nëse bëjmë planin ditor për të marrë 30-40 tamponë për kërkimin epidemiologjik, nuk e bëjmë dot se nuk ka. Në televizor thuhet nga Instituti se bëjnë 400-500 raste në ditë, faktikisht gjithë Durrësi 10 tamponë ka marrë. Dje mora 15 tamponë duke bërë edhe sherr atje, nuk plotësohet as 40% e kërkesave.

Por njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Durrës pretendon të kundërtën.

?Jemi çdo ditë në terren për të siguruar që hetimi epidemiologjik të kryhet me përpikmëri, për të ndërperë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.Epidemiologët dhe i gjithë stafi i NJVKSH Durrës po bëjnë një punë voluminoze në terren.Kemi të gjitha kapacitetet dhe furnizimet e nevojshme për të përballuar çdo rast të dyshuar me COVID19 dhe do të vijojmë punën pa u ndalur për të gjurmuar dhe identifikuar rastet në kohë.Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes me masat e distancimit, mbajtjen e maskës dhe higjienën që të na ndihmojnë në punën tonë të përditshme për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit dhe i sigurojmë se I kemi të gjitha kapacitetet për përballimin e testimit të çdo rasti që hetimi epidemiologjik e vlerëson si të dyshuar të prekur nga COVID19? thuhet në reagimin e saj në facebook.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/denoncohet-mugesa-e-tamponeve-kreu-i-sindikates-se-shendetesise-durres-na-i-japin-me-kufizime/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form