Kreu i sindikatës së naftëtarëve të pavarur, Sokol Dautaj u shpreh për kamerat se kjo është mënyra e vetme pasi sipas tij ka pasur një indiferencë nga institucionet shtetërore.
Ai thotë se indiferenca e tyre është tallëse.
"Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe" - tha Dautaj.