Nxënësit në shkolla fillore ?Faik Konica? në Prishtinë, do të vazhdojnë mësimin në distancë, apo në formën online, pasi katër arsimtarë të këtij institucioni arsimor, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri.
Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se, në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mësimi me prezencë fizike të nxënësve në shkollën ?Faik Konica? do të ndërpritet për dy javë.
?Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitivë me COVID-19?, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.
Më herët gjatë këtij muaji, në shkollën fillore ?Mustafë Venhari? në Komunën e Vushtrrisë, tetë nxënës nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës, rezultuan pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Pas kësaj, institucionet rekomanduan që mësimi në këtë shkollë të kalojë në mësim në distancë.
Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë.
Viti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, ka filluar më 14 shtator, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArmendZemaj#Kosovo#TopChannel