Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë një tjetër denoncim, kësaj radhe nga Shijaku, ku thotë se tre shkolla tashmë do të bëjnë mësim në një godinë të vetme, pasi u shembën nga tërmeti.
Sipas tij, 400 nxënës të dy shkollave të shembura nga tërmeti ?Petrit Llaftiu? dhe ?Lidhja e Prizrenit? në Shijak do të bëjnë mësim me turne në shkollën ?Muharrem Dollaku?. Ai tha se Rama premtoi se 143 shkolla do të ishin gati në shtator, por ndërtesat nuk janë gati.