Mësim elektronik në 60 shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa ditësh, kjo tablete do te jete teksti dhe fletorja elektronike e nxënësve te viteve te para. Programet e 6 lendeve kryesore, matematike, kimi, biologji, letërsi, gjuhe e huaj dhe histori do te jene dixhitale, nje projekt qe synon te testoje produktivitetin e nxënësve nëpërmjet teknologjisë se informacionit. Mësimi elektronik do te aplikohet ne 6 gjimnazet me te mire te Tiranës dhe ne 60 shkolla ne te gjithë vendin. Klasat dixhitale tashme janë gati, ndërsa mësuesit po kryejnë trajnimet për t?u përshtatur me teknologjinë e re. Megjithatë mësimi elektronik nuk do te eliminoje metodën tradicionale dhe as shkrimin me dore. Nëpërmjet metodës dixhitale, mësimi synohet te behet me interesant dhe me tërheqës per nxënësit. Madje detyrat dhe testimit do te jene elektronike dhe me te shpejta. Por sa te vështire do ta kene mësuesit per t?u shkëputur nga shkumësi tradicional. Ne shkollat ku do te aplikohet kjo metode, 50% e programit mësimor do te jete dixhital. Vitet e para nuk do te kenë me shume se 32 nxënës per klase, ndërsa tabletat e tyre do te ruhen ne kasaforta te veçanta. Ne vend te librit, nxënësit do te mbajnë ne çante CD, per te mësuar me pas ne kompjuterin e shtëpisë.

Share This Video


Download

  
Report form