Mjediset sportive në shkolla - News, lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas tre shkollave të para që i janë bashkuar nismës për t?i mbajtur dyert hapur për banorët e zonës, ?Qemal Stafa? është shkolla e katërt që i ka vënë hapësirat e saj sportive në shërbim të të rinjve që duan të merren me sport.



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua një pasdite nxënësve të kësaj shkolle, për të theksuar faktin se tashmë mjediset e palestrës mund të shfrytëzohen nga të gjithë pas orarit mësimor ose në fundjavë.

?Kjo ka qenë një ndër shkollat e para që kemi rikonstruktuar dhe më vinte keq që gjithë kjo godinë e bukur duhej të mbyllej në orën 14.00. Këto dy vjet kemi menduar se si të gjenim një mënyrë që shkolla të hapej, jo si një shtëpi pa zot, por sipas një sistemi, për mirëmbajtje dhe kujdes. Ndaj, më vjen mirë që kemi gjetur këtë formulë fantastike midis bashkisë, drejtorisë dhe shoqatave sportive, për t?i shfrytëzuar këto mjedise jashtë orarit të mësimit?



Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje prindërve që të nxisin fëmijët e tyre të heqin dorë nga kafenetë dhe celulari, duke u regjistruar në kurset sportive që ofrohen tashmë pranë palestrave të shkollave të Tiranës.

?Unë besoj se aseti numër një i qytetit nuk është infrastruktura, por njerëzit. Nëse aseti numër 1 i një bashkie janë njerëzit, atëherë prioritet kanë njerëzit dhe lum ata prindër që e kanë kuptuar se nëse fëmija nuk fillon që në moshë të vogël të merret me sport, me aktivitet fizik, të luajë në skuadër, atëherë gjithë jetën do jetë mbrapa të tjerëve. Thirrja ime për prindërit është: Mësoni nga më të mirët! Sillini fëmijët të angazhohen me sport, nëse nuk do dalin kampionë në fushë, do dalin kampionë në jetë!?

Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për të hapur të gjitha palestrat dhe mjediset sportive të shkollave të kryeqytetit, duke ua vënë në dispozicion ato të rinjve dhe fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form