#rtvora #rtvoranews
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.
Vendimi u komunikua nga kryesuesja e seancës Natasha Mulaj.
Vetë Prela nuk ishte e pranishme në seancë p;or u përfaqësua nga avokatja e saj, Blerina Dodaj.
Po çfarë e penalizoi Donika Prelën dhe cilat ishin konkluzinet e KPA?
KPA arriti në përfundimet e mëposhtme: Lidhur me pasurinë, apartament banimi me sipërfaqe 95.6 metra katrorë në rrugën ?Bajram Curri? në Tiranë rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë.
Në lidhje me pasurinë likuiditete në shumën 4,501,427.89 lekë rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë.
Lidhur me transaksionin huadhënës në shumën 25 mijë euro Kolegji arriti në konkluzionin se kjo shumë është pasuri e subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur me të.
Për këtë pasuri rezultoi se ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar krijimin e saj dhe është kryer fshehje pasurie.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkarkohet-nga-detyra-ish-drejtuesja-e-prokurorise-se-krimeve-te-renda-donika-prela/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv