Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting: I hetova mbesën, Ina Rama të përjashtohet nga trupa

Report TV 2020-08-01

Views 5

TIRANE- Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela kërkon përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues në shkallën e dytë të vettingut Ina Rama dhe Natasha Mulajt. E para është Ina Rama, pasi sipas saj është në konflikt interesi. Kjo për faktin se Donika Prela ka kryer hetime për mbesën e Ina Ramës, Izabela Demiraj e cila ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit. "Komisioneri Publik ka kryer ankim në KPA për mua. Kam pritur që Ina Rama të jepte dorëheqjen për konflikt interesi pasi në Prokurorinë Durrës unë kam kryer hetime për mbesën e Ina Ramës.

Mbesa ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe kësaj shtetase i është kërkuar plotësimi i dosjes dhe rezulton se ajo shtetase ka refuzuar ta plotësoj për diplomimin dhe është larguar nga puna. Ajo ka bërë pastaj kërkesë për të punuar si psikologe në gjykatë me një diplomë të Kristalit. Pas hetimit nga ana ime ka rezultuar se diploma ka qenë e falsifikuar. Kam kërkuar pezullimin e saj nga detyra, kërkesë e pranuar nga gjykata.Jam njoftuar se ajo ishte mbesa e Ina Ramës në një moment të vonë. Kam shpallur moskompetencë dhe Gjykata e Kavajës e ka dënuar sipas Kodit Penal. Unë kam pritur nga gjyqtarja Ina Rama që të tërhiqet nga kjo çështje për shkak të këtyre konflikteve të interesit" tha Prela. Donika Prela u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS