Dosja “Shullazi”, dëshmojnë avokatët: Beqaj u kërcënua nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Report TV 2018-05-11

Views 1

Në seancën kundër Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda kanë dëshmuar sot dy ish-avokatët e të arrestuarit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafo.

Arrestimi i Shullazit u bë në 16 prill 2017 dhe gjatë hetimeve paraprake dhe seancën për masën e sigurisë, avokatë të Shullazit kanë qenë pikërisht Kambo dhe Qafo. Nexhdet Kambo u shpreh gjatë dëshmisë se teksa takonte Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë bbiznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj se nëse nuk dëshmon kundër Shullazit, do arrestohej edhe ai.

"Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal", ka thënë Kambo. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga avokati tjetër, Alban Qafo.

Share This Video


Download

  
Report form